KAON Brewhouse ofron një kapacitet prej 400 vendesh. Duke shijuar Birrën “KAON” – “Gjithmonë e freskët”, në restorantin tonë do të gjeni specialitetet e mishit dhe ato të guzhinës italiane, të gërshetuara me traditën shqiptare të gatimit. Jepini shije ditëve dhe mbrëmjeve tuaja në ambjentet e KAON Brewhouse!  Prej vitesh, njohësit e vërtetë të birrës, kanë  vlerësuar kultin unik që është ndërtuar pranë fabrikës së prodhimit. Dizenjuar nga arkitektë të huaj në formën e një shtëpie të madhe prej druri,  mjaftueshëm e ngrohtë për të shijuar gatimet dhe birrën e freskët.

Arti i kuzhinës mesdhetare mes të cilit do të shijoni specialitete të shërbyera vetëm në KAON Brewhouse. Gatimet tradicionale serviren në një formë krejt të vecantë e nën shoqërinë e muzikës live nga këngëtarët më në zë shqiptar. Performojnë për klientët tanë emra si Aleksander Gjoka, Redon Makashi, Eneda Tarifa, Sajmir Braho, Anjeza Shahini etj. Ambjenti familjar me kënd lojrash për fëmijë, bëjnë që shumë nga klientet tanë ta konsierojnë një oaz çlodhës.