Kaon është birrë shqiptare e tipit “Lager”. Ajo filloi të prodhohet në vitin 1995, nga kompania “T.E.A.” shpk, me qendër në Tiranë. Në sajë të rrjetit të gjerë të shpërndarjes, sot Birra “KAON” tregtohet në të gjithë vendin. KAON BeerGarden është vendi më i njohur ku ajo shërbehet,  ku ajo mund të shijohet e freskët e shoqëruar me një menu të pasur.

Misioni ynë është të plotësojmë sa më mirë nevojat e konsumatorëve në tregun shqiptar dhe atë rajonal, duke ofruar produkte e shërbime të standarteve të larta në industrinë ushqimore, duke kontribuar ndaj komunitetit dhe duke përballuar sfidat e tregut.