Instituti Italian i Kulturës në Tiranë, organ zyrtar i shtetit italian, ka si qëllim të promovojë dhe të përhapë gjuhën dhe kulturën italiane në Shqipëri nëpërmjet organizimit të aktiviteteve kulturore për të ndihmuar shkëmbimin e ideve, arteve dhe shkencës. Instituti Italian i Kulturës në Tiranë i ofron publikut shqiptar shërbimet e mëposhtme:

  •  Kurse të gjuhës dhe qytetërimit italian të mbajtura nga docentë të kualifikuar të gjuhës amtare
  •  Dy seksione vjetore provimesh pët’u pajisur me diplomën e gjuhës italiane si gjuhë e huaj.
  •  Një bibliotekë italiane në dispozicion të nxënësve dhe të anëtarëve për konsultimin e huazimin  e librave, dvd-ve dhe revistave italiane.
  •  Shërbim informacioni dhe dokumentacioni mbi Italinë në fushën kulturore.