Il Paese

  • Duam të përmbledhim me pak fjalë atë çka bëjmë, por fjalët që na vijnë në mendje janë të shumta.
  • Duam t’ju flasim për historinë e shtëpisë, në të cilën ndodheni. Historinë e saj.
  • Duam t’ju tregojmë për natyrën që rrethon këtë shtëpi.
  • Mbi të gjitha do donim t’ju flisnim për kuzhinën që ju ofrojmë.
  • Duam t’u tregojmë për produktet që i mbledhim nga gjithë bota për të sjellë tek ju shije të pakrahasueshme e të paprovuara më parë.
  • Duam t’ju tregojmë për produktet Bio që i marrim këtu në Pezë sepse kuzhina tradicionale nuk do mungojë asnjëherë në restorantin tonë.
  • Duam t’ju flasim për kuzhinën Toscane, të cilën shefi i ardhur nga Firence aq shumë dashuron e na bën edhe ne ta dashurojmë.
  • Duam të na tregoni pjatat speciale që dëshironi të gatuajmë për Ju.
  • Duam të na pyesni për gjithçka e ne do jemi të lumtur t’u përgjigjemi për çdo gjë.
Struktura e kopshtit të Il Paese është mjaft e përshtatshme për organizimin e martesave, ditëlindjeve apo qoftë edhe thjeshtë një takimi të ngrohtë mes miqsh. Në mënyrë që festimet tuaja të marrin një formë edhe më të plotë, ne ju vëmë në dispozicion fare lehtë edhe shërbimin katering.
Veranda komunikon drejtpërsëdrejti  me kopështin, duke e bërë kështu Il Paese ambjentin ideal edhe për organizimin e festave madhështore me shumë të ftuar, tek të cilët atmosfera unike e krijuar këtu do të mbetet në kujtesë për një kohë të gjatë.