“Mirëserdhët në shtëpi”!

Kjo është fjala e parë që do të dëgjoni në recepsionin e Vila Tafaj. Vendosur në qendër te kryeqytetit, me vecoritë me lozonjare të arkitekturës së viteve ’30. Vila Tafaj është nje kënd i hijshëm me aromë shtëpie.

Bari i pasur me dy hapsira, restoranti dimëror dhe veror me gjelbërim dhe zogj ekzotik, kuzhine e larmishme mesdhetare dhe orientale. Higjenë dhe cilësi gatimi.

Një salle intime konferencash dhe takimesh në grup.

Vila Tafaj me një përvojë 20-vjeçare në këtë fushë, disponon dhoma me telefon, kondicioner, satelit, internet, minibar si dhe sallë konferencash me kapacitet 80 vende. Në Vila Tafaj kuzhinën tradicionale shqiptare dhe atë italiane mund ta shijoni mes gjelbërimit dhe ajrit të pastër që ofron kopshti i hotelit. Organizohen gjithashtu prenotime të ndryshme, ceremoni etj. me kapacitet 150 persona.