Hotel Victoria, pas ndërhyrjes së fortë rehabilituese, kërkon t’u ofrojë frekuentuesve të tij jo vetëm shërbimin “rutinë” por dicka më shumë.

Për më tepër se një vit punime trajtimi dhe restaurimi, në Hotel Victoria, stafi drejtues dhe specialistet e projektit janë perpjekur të prezantojnë në këtë objekt nje “pjesëz” të kulturës së vjetër dhe të re shqiptare, percjellë nëpërmjet teknikave bashkëkohore. Kjo tentative nuk është bërë si rëndom, thjesht duke koleksionuar, por duke ekspozuar në trajtë muzeale elementë të traditës. Ne jemi perpjekur të sjellim këtë mesazh në formë krejt tjetër, duke materializuar në objektin tonë punën e mjeshtrave më të spikatur të traditës shqiptare.

Të gjitha ambientet e hotelit janë kuruar estetikisht, me vepra të piktorëve dhe artistëve të traditës dhe bashkëkohor shqiptar. Si qendër atraksioni ofrohet suita dedikuar artistit të madh shqiptar, mikut të Hotel Victoria, Z. Ibrahim Kodra. Në suiten qe mban emrin e artistit, janë ekspozuar punë autentike të piktorit të madh dhuruar hotelit.

Në ambientet e ngrohta dhe të qeta të bareve, restorantit, apo tarracës është patur kujdes që të vendosen elementë unike e të papërseritshëm deri në detaje, por surprizat dhe befasia nuk qendrojnë ketu. Ato janë në shërbimin cilësor që ofron personeli i kujdesshëm dhe mbi të gjitha mjeshtri i famshëm i kuzhinës.