Hotel Mondial me 4 yje, nga më luksozët në Tiranë, me kushte bashkëkohore dhe arkitekturë neoklasike, 28 dhoma me ballkon, ajër të kondicionuar qendror, linjë telefoni me dalje direkte, TV, satelit, minibar, etj. Salla mbledhjesh (25-130 persona), holl për koktejle deri në 250 persona, dy salla restoranti me kuzhinë italiane, Bar-Night-View në taracë dhe bar në verandë, pishinë verore, parking. Pagesa gjithashtu dhe me Euro e Master Card, Visa dhe American Express.