Hotel Europa është një nga hotelet më të frekuentuara në Tiranë, që prej vitit 1992, në një nga zonat më të preferuara të kryeqyetit të Shqipërisë. Vendodhja e hotelit ndodhet larg zhurmave të makinave dhe larg stresit të përditshëm, gjithashtu është shumë e favorshme për turistët që nuk e njohin qytetin.

I pozicionuar pranë Kompleksit Taiwan dhe pranë bllokut me baret dhe restorantet më të famshme e bëjnë Hotel Europa ideal për ato që duan të shijojnë gjallërinë e kryeqytetit.

Hotel Europa është hoteli ku do të gjeni mikpritjen tradicionale shqiptare me një shërbim të mrekullueshëm nga një personel i kualifikuar. Ju sigurojmë që vizita juaj në Tiranë do të jetë një eksperiencë e paharrueshme dhe mbresëlënëse.