Bukurinë klasike, madhështinë dhe komoditetin mund ta gjeni të ndërthurur në mënyrë perfekte në hotel Dinasty. Një ndër hotelet më të mira në Tiranë, që ofron madhështinë e artit europian të Rilindjes. Në mes të gjelbërimit dhe ajrit të pastër, ju mund të shijoni kënaqësinë e relaksit në cdo ambient. Gjithcka është ndërtuar për të krijuar mjedisin ideal për t’u shplodhur dhe argëtuar.

Një godinë 7 katëshe e stilit klasik, që të mahnit me pamjen madhështore, të ofron rehatinë e dëshiruar. Një staf i përgatitur që në cdo moment bën realitet dëshirat tuaja. Menuja cilësore, muzika live, dhomat shlodhëse dhe ambjetet e tjera, si night club, taverna apo salla e konferencave janë të dispozicionin tuaj, për t’i bërë sa më të këndshme orët e qëndrimit në hotel Dinasty.

Restoranti është i stilit klasik vjenez. Ofron një kapacitet prej 130 personash. Një ambjent me ngjyra të ngrohta, me arredim dhe ndricim perfekt, ideal për të zhvilluar koktelje mbresëlënëse, ceremoni të rëndësishme apo edhe darka romantike. Stafi i kualifikuar është në dispozicionin e plotë të klientëve, për të shërbyer me elegancë dhe shpejtësi. Menuja është cilësore, tradicionale dhe internacionale. Gjithcka që dëshironi ju ofrohet në pjata të përgatitura bukur dhe me kujdes. Në restorantin e hotel Dinasty, ju mund të shijoni gatimet e klasit botëror të kuzhinës.

Hotel Dinasty ofron një sallë konferencash për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme. Me një kapacitet prej 100 personash, salla është e pajisur me disa lloje ndricimi dhe me foni qendrore. Ajo është e përshtatshme për konferenca dhe veprimtari të ndryshme, duke ofruar qetësinë dhe komoditetin e dëshiruar.