Helios Catering është krijuar në tetor të vitit 2003 dhe që prej asaj kohe, ka shërbyer për mijëra klientë në kokteje, mbledhje, ditëlindje, aktivitete private, evenimente bamirësie apo biznesi – që nga bufetë deri tek darkat madhështore apo dasmat, duke ofruar menu të pasura dhe të mrekullueshme, shërbim të përsosur dhe koordinim profesional.

Kompania trashëgon një eksperiencë prej më shumë se 20-vjeçare në industrinë e ushqimit, pijeve e shërbimit si dhe në atë të hotelerisë. Stafi i saj është një nga më të kualifikuarit në Shqipëri me një eksperiencë të gjatë në hotelet tradicionalisht më të mira në vend. Tashmë kompania ka marrë të tjera përmasa me fuqizimin e degës së kateringut industrial nëpërmjet qendrës më të madhe në vend për prodhimin ushqimor. Certifikimi i Menaxhimit Cilësor me ISO 9001:2008 dhe i higjienës me HACCP i jep këtij zhvillimi vulën e garancisë ndërkombëtare për produktet tona.

Ne krenohemi me kujdesin e treguar ndaj detajeve dhe dedikimin tonë për përsosmëri!
Synimi i kompanisë është suksesi në të gjitha drejtimet, por pikë së pari lidhur me mirëqenien e saj financiare. Ky synim do të arrihet duke pasur parasysh:
  • Efektin e ushqimit të shërbyer mbi shëndetin dhe mirëqenien e klientëve (dhe punonjësve) tanë
  • Dinjitetin, sjelljen, mirëkuptimin, paanshmërinë dhe bujarinë midis drejtuesve, stafit dhe klientëve
  • Ruajtjen e mjedisit dhe efektet që mund të kenë veprimet dhe përzgjedhjet tona në këtë aspekt
  • Të kuptuarit drejtë të koncepteve të mësipërme dhe veprimet e përgjegjshme të cilat do t’i japin mundit tonë një qëllim dhe një kuptim shumë më të madh se thjeshtë synimi ynë bazë.