Green House është një prej restoranteve më bashkëkohorë në Tiranë. I ndërtuar në 1936 green house kombinon arkitekturën tradicionale me atë neoklasike.

Restoranti është i vendosur në zemër të qytetit shumë afër zonës së bizneseve, zyrave qeveritare dhe ambasadave.

Një restorant i stilit elegant i dedikuar për t’ju siguruar ushqimin më të mirë Shqiptar dhe atë Italian i shoqëruar me një shumëllojshmëri verërash dhe birrash.

Eshtë bërë një prej vendeve më të mira në Tiranë për t’u qetësuar pas pune, përpara shkuarjes në teatër apo thjesht me shoqërinë. Kështu që duhet të ndaloni të provoni dhe shijoni ushqimin dhe  verërat e mrekullueshme!