Grand Hotel është i vendosur në zonën më të frekuentuar të Tiranës, vetëm pak metra larg selive të institucioneve të huaja kryesore ekonomike dhe politike në Shqipëri.

Grand Hotel disponon 31 dhoma (17 teke, 13 dopio, 1 suitë), të gjitha të mobiluara me shije dhe stil të veçantë. Në dhoma do të gjeni: kabëll satelitor, kasafortë, mini-bar, tharëse flokësh, ajër të kondicionuar dhe internet. Sauna, pishina dimërore dhe hidromasazhi synojnë ta bëjnë sa më të këndshëm qëndrimin pranë Grand Hotel. Restoranti ofron specialitete të kuzhinës tradicionale shqipëtare dhe asaj mesdhetare. Ndërkohë që salla e konferencave, e pajisur me teknologjinë më të fundit, është vendi ideal për zhvillimin e trajnimeve, seminareve apo takimeve tuaja. Parking pa pagesë për klientët e hotelit.