Hotel Restorant Gjeli  ndodhet midis aeroportit dhe qendrës së qytetit. Distanca nga aeroporti është 15 minuta dhe nga qendra 5 minuta me makinë.

Provoni dhe shijoni kuzhinën tradicionale shqiptare dhe italiane. Tek ne do të gjeni mish gjeli, derr në hell, qingj, vic zgare dhe furre, prodhime të ndryshme deti, si dhe makaronat e famshme italiane. Duke synuar përsosmërinë në shërbim dhe kuzhinë si dhe duke u bazuar në kërkesat e klientëve  tanë ndihemi vërtet krenarë t’ju ofrojmë shërbimin tonë dhe si hotel.

Hoteli ynë i ndërtuar sipas stilit tradicional arkitekural shqiptar përshkrohet nga cati të mëdha karakteristike të thyera tek tuk me elementë të stilit modern. Gjithsej ndodhen 18 dhoma dhe 1 suitë tradicionale.