Galeria Zeta e filloi aktivitetin e saj në vitin 2007. Ajo është një  organizatë jo-fitimprurëse  e fokusuar në artet pamore që promovojnë praktika bashkëpunimi dhe profesionale me artistë dhe kuratorë, kërkues dhe kritikë, studiues dhe profesionistë të artit, në mënyrë që të kontribuojnë në krijimin e një skene aktive të artit bashkëkohor në Shqipëri.

Qëllimi i Zetës është të kultivojë dhe të promovojë artin bashkëkohor, të cilën e konsiderojnë si një karakteristikë e pandarë e shoqërive të emancipuara, nëpërmjet ekspozitave, prezantimeve, projekteve të bashkëpunimeve në nivel vendor, rajonal, ndërkombëtar si dhe aktiviteteve të tjera kulturore.

Galeria Zeta ka një hapësirë mjaft të pajisur prej 150 m2 në zemër të bllokut, një prej zonave më tërheqëse të Tiranës.

Galeria Zeta i hapi dyert për publikun në 2007, me ekspozitën personale të artistit Edi Hila “Vizatimet e Pazbuluara”.

Qëllimi i galerisë është t’i ofrojë publikut Shqiptar, vlerat artistike shqiptare dhe ndërkombëtare si dhe të mbrojë e të promovojë projekte dhe artista të cilët ndihmojnë për të arritur këtë qëllim.

Deri tani ka patur ekspozita të artistëve shqiptarë dhe ndërkombëtarë si dhe ka qenë partnere e ngjarjeve të rëndësishme të artit bashkëkohor në Shqipëri.