Galeria Kombëtare e Arteve ndodhet në Tiranë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Është hapur në vitin 1946 me sipërfaqe ekspozimi rreth 5300 m². Aty gjenden disa salla ekspozimi si ajo e Artit të Rilindjes, e Artit Bizantin, salla e Grafikës dhe ajo e punimeve të bera pas viteve 50. Në Galerinë e Arteve ruhen rreth 4100 vepra arti të autorëve shqiptare dhe të huaj, të cilat përfshijnë një periudhë kohore që fillon që nga shekulli XIII e vazhdon deri në ditët e sotme.

Aty ruhet edhe busti i parë shqiptar, i cili është busti i Skënderbeut, i punuar në vitin 1908 nga Murat Toptani. Që prej vitit 1999 është hapur për publikun një bibliotekë e Galerisë ku mund të shfrytëzohen albume, revista, kritikë dhe literaturë e ndryshme mbi artet figurative.

Galeria Kombëtare e Arteve

u themelua në vitin 1954, dhe u transferua në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në vitin 1974. Galeria Kombëtare e Arteve është institucioni më i rëndesishëm i arteve pamore në vendin tonë. Këtu ruhet koleksioni Kombëtar i arteve pamore , duke filluar nga gjysma dytë e shek. XIX e deri në ditët tona. Ky koleksion përbëhet nga vepra të periudhës së Rilindjes Kombëtare dhe Pavarësisë (1883 – 1944), një koleksion ikonash që i përket shek. XIII – XIX, koleksioni më i madh i pikturës dhe skulpturës së periudhës së Realizmit Socialist (1944-1990) , pavioni i artistëve të huaj, si dhe një koleksion i artit bashkëkohor kombëtar dhe ndërkombëtar. Në katin perdhes organizohen ekspozita të përkohshme, kryesisht për artin bashkëkohor. Disa nga ekspozitat e përvitshme më të rëndësishme që organizohen janë Konkursi Ndërkombëtar i Fotografisë Artistike “Marubi” dhe Konkursi Ndërkombëtar i Arteve Pamore “Onufri “. Çdo dy vjet organizohet ” Bienalja e Tiranës “, një nga manifestimet më të mëdha të artit bashkëkohor në nivel ndërkombëtar. Gjithashtu në Galerinë Kombëtare të Arteve, bëhet promovimi i artistëve, shoqatave ose grupeve të ndryshme artistike nga vendi dhe bota. Në katin e parë dhe të dytë ekspozohen vepra nga fondi kombëtar, të ndara këto sipas periudhave historike, ose në bazë të koncepteve artistike që synojnë rivlerësimin në kohe të vlerave që bart ky institucion, për t’ia paraqitur ato publikut në mënyrë cilësore.

Sot në Galerinë Kombëtare të Arteve ruhen rreth 4000 vepra.

Burimi: Wikipedia

Ofertë speciale

Të rritur 200 Lekë. Të moshuar dhe studentë 100 Lekë. Pesonat me aftësi të kufizuara 100 Lekë.