Një galeri e re në qytet

Në 13 Nëntor, në Tiranë u hap një galeri e re, emërtuar Galeria Kalo. Kjo galeri vjen si një hap i natyrshëm në rrugën disa vjeçare të koleksionimit të veprave të artit pamor, kryesisht të artistëve shqiptarë, nga avokati Përparim Kalo. Hapja e kësaj galerie u prit me interes nga artistë dhe dashamirës të tij arteve pamore. Në ceremoninë e hapjes së galerisë ishin të pranishëm përfaqësues të lartë të Shtetit dhe të Institucioneve të Artit dhe Kulturës, ambasadorët e SHBA, Gjermanisë, Greqisë, Sllovenisë etj. Momentalisht në mjediset e galerisë qëndrojnë të ekspozuara 38 vepra, tek tё cilat spikat ngjyra e kuqe. Pёr kёtё qёllim kjo ekspozitё ёshtё titulluar “Fuqia e të kuqes”.

Tek Galeria Kalo do të celet ekspozita Nr. 2 më datë 3 Shkurt 2015, në të cilën do të ekspozohen rreth 50 punë të tjera nga koleksioni i avokatit Përparim Kalo nën një temë të re.

E hapur

çdo të shtunë dhe të diel

nga ora 10:00 – 14:00