Qendra Tregtare Galeria ETC ka hapur dyert e saj për herë të parë për klientët më 16 Prill 2006. Që nga kjo datë, Galeria ETC vazhdon ti shërbejë klientëve të saj duke qënë pika e referimit për veshje dhe ushqime në qytetin e Tiranës. Në zemër të qytetit, me më shume se 70 dyqane, ju mund të gjeni markat më të njohura të modës, aksesorë të ndryshëm për ju dhe shtëpitë tuaja, banka, bare si Segafredo, agjensi udhëtimi etj.

Qendra Tregtare Galeria, brenda European Trade Center (ETC), ndërthur kërkesat dhe dëshirat Tuaja, për t’ju bërë të ndiheni…në qendër të vëmendjes !

Galeria ETC

është një kombinim i arkitekturës moderne e përbërë nga: qendër tregtare, qendër biznesi dhe apartamente banimi. Ndërtesa është nga të rrallat në Shqipëri që ofron standartet evropiane në llojin e ndërtesave shumëkatëshe. Kjo qendër është kthyer në një pikë referimi si për aktivitetet e biznesit dhe ato tregtare.