Motive, teknika, gjini të reja dhe shumë dashuri për artin do të gjeni në galeri “Rira”. Një pafundësi zgjedhjesh për t’ju shtuar hijeshinë e ambienteve, por dhe shpirtit tuaj. Një galeri e suksesshme që të habit me artin që të ofron. Falë punës profesionale të artistëve të familjes Rira, në këtë galeri mund të gjesh vepra të mirëfillta arti që kënaqin çdo shije. Skulpturat sa artistike, aq dhe funksionale, pikturat sa tematike aq dhe abstrakte, në galeri “E. Rira” gjen gjithçka të bukur. Eksperienca dhe dëshira për të bukurën janë një vlerë tjetër e artit të firmosur “Rira”.

Galeria e artit “E. Rira”, e vendosur në lagjen e Komunës së Parisit, në Tiranë, është e pasur me të gjithë gamën e veprave të artit: sklupturë, pikturë, qeranujë, mozaik, vitrash dhe materiale të ndryshme që bëjnë të mundur transmetimin e shijeve bashkëkohore në art.