The Funky Moustache është më shumë se vetëm një kafene ushqyese, ajo është një hapësirë e komunitetit  të njerëzve të cilët janë të pasionuar për ndarjen e ideve në lidhje me shëndetin, mirëqenien, shërimin dhe vetë-edukimin si dhe duke njohur aftësinë e mrekullueshme të trupit të tyre për tu shëruar.

Këtë oaz “jeshil” e gjeni në një prej rrugicave të qeta të qendrës së kryeqytetit, pikërisht në rrugën Mustafa Matohiti. Ky është vendi për tu zgjedhur nëse dëshironi të rrisni mirëqenien tuaj në Tiranë. Këtë mund ta bëni në mënyra të ndryshme, qoftë nëpërmjet një lëngu të mbushur me vitalitet, një sallate tunduese, një cope torte të shëndetshme dhe të pafajshme, përmes vibrim të një kafeje, ose thjesht duke bashkëvepruar me familjen optimiste të The Funky Moustache.

Me pak fjalë The Funky Moustache ju shërben “diellin” në çdo ditë të javës.