Fitness Bulls është nga një nga palestrat e kryeqytetit e ndodhur në ambientet e stadiumit Qemal Stafa.

Shërbimet e palestrës, për relaksin e trupit tuaj propozohen çdo ditë nga e hëna në të shtunë nga ora 07:00 deri në 22:00.

Në Fitness Bulls do të gjeni jo vetëm pajisjet e zakonshme të palestrave, sallën e forcës dhe të kërcimit apo aerobisë por njëkohësisht edhe ambientet për sauna dhe masazh në mënyrë që të relaksoheni si duhet pas aktivitetit fizik. Gjithashtu për të mos e humbur ngjyrën e dhuruar nga dielli i verës, solari që ofron palestra Fitness Bulls do t’ju mbajë të nxirë dhe “veror” për më gjatë!