Fiore ju mirëpret… nëse jeni tifoz me Fiorentinën por mbi të gjitha nëse shijet tuaja bëjnë tifo për peshkun dhe prodhimet e detit. Kjo cilësi e fundit do t’ju bëjë të zbuloni një restorant ku prodhimet e detit trajtohen me art dhe me një frymëzim që kombinon shijet, freskinë dhe kujdesin e veçantë për pamjen e pjatës që do t’ju serviret.

Edhe pse deti është specialiteti i Fiore-s, do të gjeni këtu shumë gatime të tjera të huazuara nga kuzhina italiane.