Far East, jo vetëm një adresë gjeografike apo një kuzhinë orientale, është dicka më shumë, një ndjesi e trupit dhe e mendjes. Zgjedhja e Far East, si një emër nuk i referohet një gjëje të vetme, pasi zinxhiri ynë i restoranteve nuk është krijuar thjesht për të ofruar ushqim të mirë. Ne kemi krijuar vende për ju që të zhysni veten në shijet ekzotike e Far East. Stafi ynë i trajnuar do t’ju mirëpresi në një mjedis të vërtetë Lindor, i cili brenda një çasti do të bëhet i juaji. Këtu do të gjeni shërbimin e ngrohtë njerëzor, një ambient fantastik dhe me cilësi shumë të mira. Shefat më të mirë të kuzhinës tradicionale Lindore do të kënaqin me shijet e jashtëzakonshme të gatimit kinezë, korean dhe japonez.

Çdo të dielë, nga mesi i shtatorit deri në fillim të qershorit, ne ju mirëpresim  në Tiranë që të shijoni pjatat tradicionale të mrekullueshme orientale duke përfshirë  sushi, sallatëra, karkaleca deti, rosë dhe ëmbëlsira të ndryshme.