Elysée është një hotel i vitit 2006. I ndërtuar pranë qendrës së Tiranës,ka një kapacitet prej 22 dhomash. Ndodhet në një zonë rezidenciale të sigurisë së lartë, pikërisht 150m mbrapa Selisë së Kryeministrisë,përballë Ambasadës Rumune,në krah të Ambasadës së SH.B.A.-së, ndërmjet Rezidencës Italiane dhe asaj Franceze. Fare pranë ndodhen restorante cilësore dhe lokale ku luhet muzikë ” live “.

Të gjitha dhomat janë të pajisura me : Telefon,Tv color, Tharëse flokësh, Kondicioner individual dhome, Mini-frigobar, Sistem alarmi kundër zjarrit, Internet Wireless, Lavanderi. Të tjera: Pikë interneti, Faks, Parking nëntokësor, Shërbim taksi.

Mëngjesi është i përfshirë në çmimin e dhomës. Në barin e brendshëm dhe të jashtëm ofrohen edhe pije, akullore, cigare, etj.

Cmimet e dhomave:

50 Euro Dhomë teke standarte (Ph1)

65 Euro  Dhomë dopjo për një person (Ph3)

75 Euro  Dhomë dopjo për dy persona (Ph3)

85 Euro  Dhomë matrimoniale Elysee (Ph2)

105 Euro Dhomë standarte me tre krevate (Ph4)