Ejna është një hotel i vendosur në zonën e Bllokut në rrugën “Vaso Pasha” 5 metra mbrapa Kinema Agimi, 100 metra nga sheshi qëndror në Tiranë, pranë ndërtesave të rëndësishme (zyrat e Presidencës, të Qeverisë, ministrive të ndryshme, etj.).

Hotel Ejna ka një arkitekturë tërheqëse dhe të ofron një shërbim të klasit të parë në Tiranë. Ai ka gjithashtu një bar fantastik dhe një restorant tipik shqiptar. Jashtë i rrethuar me një kopsht të bukur, secila nga 20 dhomat është e plotë dhe me një arkitekturë të ndryshme e stiluar me shumë shije, të ofron komoditet dhe klas, në të njëjtën kohë, një pamje të mrekullueshme të llojit mesdhetar dhe komoditetin mund ta gjeni të ndërthurur në mënyrë perfekte në Hotel Ejna. Në mes të gjelbërimit dhe ajrit të pastër, ju mund të shijoni kënaqësinë e relaksit në çdo ambient. Gjithcka është ndërtuar për të krijuar mjedisin ideal për t’u shplodhur dhe argëtuar.

Ofertë speciale

Cmimi i suitës 80 Euro, dhomat e tjera 60 Euro.