D|town është një prej “kuzhinave” që ju presin në rrugën elegante “Ismail Qemali”. Është një ambient i ngrohtë, me një menu të vogël e cila do ndryshohet shpesh, në mënyrë që ju të provoni pjata nga më të ndryshmet. Filozofia e restorantit është përdorimi i produkte sa më të freskëta sezonale, lokale , duke i përgatitur në mënyre sa më krijuese, por duke mos harruar se ylli i pjatës është produkti vetë.

Shef Niko Brati mbas 8 vitesh në Greqi dhe 13 vjetesh punë në USA, me një eksperiencë në kuzhina të kulturave të ndryshme, dhe trajnuar në kuzhinën klasike franceze për 4 vjet nga shef Mark Matyas i “Le Grenouille” në New York, sjell tek ju një kuzhinë artizanale amerikane me nota mesdhetare.