Hotel Doro City është  një hotel  luksoz  me 4 yje, i cili përcakton prestigjin, traditën dhe mikpritjen në një atmosferë të qetë. Hoteli ndodhet në një pozicion ideal dhe  një distancë  prej vetëm pak minutash në  këmbë nga qendra e Tiranës  nga objektet kulturore dhe atraktive turistike të Tiranës.

Ne ju ofrojmë një  mikpritje shqiptare dhe një shërbim miqësor si për qëllime biznesi apo zbavitje. Eshtë konsideruar  si një hotel biznesi dhe një hotel në të cilën ju mund të relaksoheni për të kaluar pushimet tuaja ose kohën e lirë. Nëse ju planifikoni të vizitoni Tiranën, kryeqytetin e Shqipërisë dhe jeni në kërkim të  standardeve të përshtatshme të një komoditeti, ne ju ftojmë të vizitoni faqen tonë të internetit që ju të keni  rezultatet më të mira dhe ekskluzive, duke i krahasuar standartet tona me ato të hoteleve të tjera të qendrës së qytetit në Tiranë, (Shqipëri).

Akomodimi komod  dhe  karakteristikat e vecanta të ambienteve që ofron, e përcaktojnë si hotelin më cilësor në Tiranë, Shqipëri.  Me 53 dhoma dhe ambiente  profesionale për konferenca, seminare dhe aktivitete të ndryshme, bar dhe restorant luksoz, me një kapacitet të konsiderueshëm  për evenimente të ndryshme,  Hotel Doro City është vendi ideal  për një aktivitet biznesi apo kohë të lirë në Tiranë.