Hotel Diplomat Fashion në një distancë prej 10 minutash nga qendra e Tiranës, 25 minuta larg nga aeroporti.Hoteli ka karakteristikat e hoteleve në qytete të njohura si qytete të famës dhe shkëlqimit, si në art dhe në modë. Tre katet e hotelit janë ndërtuar në mënyrë të tillë që të kujtojnë respektivisht qytetet e Nju Jorkut, Milanos dhe Parisit. Stafi i hotelit mund të komunikojë me ju në anglisht, italisht, frëngjisht, gjermanisht dhe greqisht. Ky hotel është gjithcka ju nevojitet për një qëndrim të paharrueshëm në Tiranë.

Ka 26 dhoma New York, Milan dhe Paris, 20 dhoma dopio me shumë hapësirë, me shtrat mbretëror, 4 double rooms dhe 2 dhoma teke. Të gjitha dhomat janë mobiluara në mënyrë elegante, kanë telefon, akses interneti, kartë celës, sistem sgurimi në dhomë, mini bar, televizor me antenë satelit, tharëse flokësh, ajër të kondicionuar dhe një bar koktejl i tipit amerikan. Ka qendër relaksi dhe dhomë fiskulture, xhakuzi, banjo turke, sauna, masazh. Sallë interneti, bibliotekë, 2 dhoma konference me 80 vetë dhe 2 dhoma takimi. Restoranti ofron guzhinën tradicionale shqiptare, si një tjetër faktor që ngre standartet e hotelit. Gjithçka në restorant përgatitet e freskët. Personeli i hotelit gjithmon i gatshëm dhe mikpritës për klientët e tij  ju jep mundësinë, e një qëndrimi sa më të këndshëm e shplodhës në hotel.

Facilitetet e Hotelit

  • Ajër i kondicionuar
  • Ballkon
  • Bar dhe restorant
  • Internet wireles falas
  • Këmbim valutor
  • Lavanderi
  • Mëngjes të përfshirë
  • Mini bar
  • Mirëmbajtje
  • Parking pa pagesë
  • Recepsion 24 orë
  • Sallë konferencash
  • Shërbim dhome me orar të kufizuar
  • Shërbim mjekësor
  • Shërbim sekretarije
  • Shapka
  • Telefon internacional
  • Tharëse flokësh
  • Tualet dhe dush
  • Tv satelitor
 Politika Anullimit

Anullimi i rezervimit bëhet 72 orë para datës së mbërritjes. Nëse anullimi do të bëhet pas këtij afati, atëherë klientit i mbahet e gjithë shuma e natës së parë të akomodimit.

 Politikat e Hotelit

Për persona ekstra duhet më pare të pyesni. Pagesat plus varen nga politika e hotelit. Gjatë kohës se checkinit do t’ju kërkohen mjet identifikimi me foto si dhe karta e kreditit apo para kesh.

  • Check ini në orën 14:00
  • Check out në orën 12:00
  • Kafshët shtëpiake nuk lejohen