Dajti Tower Belvedere Hotel eshte nje investim i kompanise Dajti Ekspres. Kompania ka investuar ne fushen e turizmit duke krijuar kete hotel ne nje nga vendet me te njohura turistike te qytetit te Tiranes, ne malin e Dajtit. Hoteli ka perfunduar si ndertim ne fillim te vitit 2009 dhe ka filluar te funksionoje me te gjitha sherbimet e tij, gjate muajit Shtator 2009. Qellimi i ndertimit te ketij hoteli eshte promovimi i nje turizmi malor te qendrueshem, dhe mbrojtja e natyres. Dajti Tower Belvedere Hotel ndodhet në pikën turistike të parkut natyror të malit të Dajtit 1420 m mbi nivelin e detit. Një copëz moderne akomodimi ju pret në majë të malit të Dajtit. Provoni të shijoni mes bukurive e panoramës së mrekullueshme edhe komoditetin dhe luksin që ju ofron ky kompleks argëtimi, i cili lidhet ngushte dhe me transportin tuaj për aty nepermjet – teleferikut Dajti Ekspres. Teleferiku eshte i vetmi ne Shqiperi dhe me i gjati ne llojin e tij ne Ballkan.