Dajti Ekspres është një veper tepër unikale, jo vetëm nga fakti se është i pari investim i këtij lloji në fushën e turizmit, të rekreasionit, te mbrojtjes së natyrës dhe biodiversitetit, por edhe nga fakti se si rrugë ajrore, për trasport njerëzish ai ka specifikën e vet. Kjo jo vetëm për kompleksitetin e makinerive dhe pjesëve përbërëse, por edhe për mënyrën e të dimensionuarit të stacioneve të sipërm e të poshtëm, të kullave mbështetëse, që u nënshtrohen forcave të mëdha tërheqëse, përkulëse dhe shtypëse. Prodhimi i gjithë ansamblit të makinerive, ndërtimi i bazamenteve të stacioneve dhe kullave si dhe montimi i vetë teleferikut ja rrisin vlerat si një veper e mirëfilltë dhe mjaft e ndërlikuar mekanike për llojin e vet. Prezenca e dikurshme e «Kampit të Punëtorëve» dhe «Kampit të Pionerëve» si dhe në përgjithësi vlerat eko-turistike të pyllit që kanë tërhequr e po tërheqin nxënës të shkollave, të rinj e të reja, sportistë, alpinistë, skiatorë, turistë nga vende të huaja, në të gjitha stinët, ka treguar dhe po tregon se Parku Kombëtar i Dajtit ka luajtur kryesisht funksionin rekreativ. Nga pikëpamja sociale instalimi dhe funksionimi i pandërprerë i teleferikut do të bëjë të mundur frekuentimin e Parkut dhe nga qytetarët që deri tani nuk kanë patur apo nuk do kenë mundësi të udhëtojnë me apo makina. Nga pikëpamja mjedisore teleferiku duhet konsideruar si elementi numër një i infrastrukturës së një Parku Kombëtar të menaxhuar me drejtim turizmi dhe rekreacioni.

Ofertë speciale

Çmimi i biletës është 700 lekë për person (vajtje – ardhje) përfshirë dhe parkimi i makinave. Ndersa nje bilete vetem vajtje ose ardhje kushton 400 leke. Për grupe mbi 20 vetë, çmimi do të jetë 500 lekë.