I vendosur në zemër të Shqipërise në autostradën Tiranë-Durrës dhe i konceptuar si një vend çlodhjeje dhe argëtimi, City Park është sot qyteti më i ri në Botë. I krijuar për t’i mbushur të gjithë me gëzim, City Park do të bëhet shumë shpejt vendi juaj i preferuar, ku do të gjeni atmosferën miqësore që mund t’ju ketë munguar gjatë.

City Park

Ne nuk do të ndalemi asnjë ditë duke punuar për ju, për ta pasur këtë vend me elementët që plotësojnë konceptin e qytetit të ëndrrave. Sa herë  që hyni në City Park, do të na ndjeni teksa punojmë pa pushim për t’ju ofruar markat më cilësore, çmimet më të mira, shërbimin më të mirë që mund të keni marrë ndonjëherë. Citypark është qyteti me të cilin do të krenohemi të gjithë, është guri i çmuar i vendit tonë. City Park është  diamanti i Shqipërisë.

Në rreth 180 dyqane do të gjeni markat më të mira të veshjeve, aksesorëve, parfumeve dhe gjithçka që i përket kuzhinës dhe shtëpisë. Ndërsa shëtisni në City Park dhe jeni në atmosferën tonë miqësore, të jeni të bindur se në këtë qytet gjigand do të gjeni veten dhe gjithçka kërkoni. Ju duhet vetëm të zbuloni rrugën tuaj të preferuar të modës.