Cineplexx. Kinemaja e parë në Shqipëri me shtatë salla.

Distributor kinematografik Constantin Film Holding GmbH është themeluar në Austri më 1951. Një degë e dytë u krijua në fund të vitit 1960 si segment i operacioneve kinematografike. Ky segmet përfshinte 25 kinema tradicionale dhe qendra kinemaje, të cilat kanë funksionuar deri ne fillimin e vitit 1990. Pas një ndryshim strukturor, në vitin 1993 krijohet Cineplexx Cine Operations GmbH, nënkompani e Constatin Film Holding GmbH. Biznesi morri hov në një kohë kur shumë kinema tradicionale në Austri po zhdukeshin, dhe kinematë multiplex po pushtonin tregun. Constatin FILM reagoi duke hapur 20 kinema dhe 157 ekrane të mëdha në Austri. Përveç kësaj, kinemat tradicionale me gati 16 salla vazhdonin të ishin funksionale.

Në vitin 2009 Cineplexx INTERNATIONAL GmbH filloi të zgjerohej në vendet fqinje me Austrinë, dhe kinemaja e parë jashtë kufijve të Austrisë u hap në Bolzano (Itali). Gjithashtu Cineplexx bleu një kinema në qendër të Zagrebit, duke hedhur themelet për zgjerim të suksesshëm në Kroaci. Gjatë viteve në vazhdim, 2010-2011, kinema të reja u hapën në Kroaci, Serbi dhe Slloveni. Zgjerimi më i fundit është bërë me hapjen e kinemasë më të re në Shkup të Maqedonisë, më 2012. Për momentin, jashtë Austrisë Cineplexx INTERNATIONAL GmbH operon 94 ekrane të mëdha.

Sot Cineplexx ka një prezencë të fortë në treg, me rreth 35 kinema multiplex dhe 6 tradicionale në Austri, Kroaci, Serbi, Slloveni, Mal i Zi, Maqedoni dhe Itali, duke ofruar për klientët e vet 267 salla dhe 60.000 vende. Në vitin 2012 kompania numëronte 1100 punonjës; kishte një xhiro të përvitshme prej 115 milion Euro dhe 10.5 milion vizitorë.

Burimi: Cineplexx