Hotel Broadway një ndër më luksozët në Tiranë, i ndërtuar në vitin 2003 gjendet në një nga zonat më të preferuara të qytetit,pranë stadiumit “Selman Stërmasi” vetëm 5 minuta larg sheshit “Skënderbej”.

Hoteli disponon 20 Dhoma, 2 Suita të gjitha me balkone telefon me linjë direkte interfoni. Shërbimet: TV Satelitor, Internet Wireless, Frigo Bar, Lavanderi, Shërbim në dhomë, Ujë dhe Drita 24 Orë, Parkim të brendshëm, Lulishte me Gjelbërim për momente relaksi etj.

Pastërtia korrektesa dhe profesionaliteti jane elementët kryesorë që karakterizojnë Hotel Broadway. Ndërthyeria e stilit Liberty me atë Modern bën qëndrimin tuaj më të këndshëm në ambientet tona. Në restorantin tonë mund të shijoni edhe specialitete italiane të përgatitura nga shefat tanë me përvojë.