Duke u bazuar në traditën dhe shijen e hollë të bareve franceze të verës në të gjithë botën, ne kemi krijuar Bonaparte Wine Bar në zemër të Tiranës.

Bonaparte Wine Bar

Një ambjent intim, i ngrohtë dhe i sofistikuar, në të cilin mund të shijoni një shumëllojshmëri produktesh cilësore, kafe dhe lëngje frutash të freskëta në mengjes, e deri tek shijimi në mbrëmje i një gote të këndshme nga koleksioni i gjerë i verërave, shampanjave, konjakëve apo armaniakëve më të mirë francez.

Të gjitha keto të shoqëruara me pjatanca djathrash të freskët francez, foie gras, pata-negra, proshuta të ndryshme dhe delikatesa të tjera.