BEST WESTERN PREMIER Ark Hotel është zgjedhja ideale për ata që udhëtojnë për qëllime biznesi ose në kohë të lirë. Stili unik, shërbimet e personalizuara dhe vendi strategjik në Tiranë  i lënë një përshtypje të gjatë, pozitive dhe të qëndrueshme për të gjithë miqtë tanë.

Hoteli është ndërtuar nga “Shijaku LTD” dhe është bërë kohët e fundit Hotel i parë “PREMIER” në Shqipëri nga rrjeti më i madh i Hotelve Botërore, Best Western International. Në Best Western PREMIER Ark Hotel, ne vazhdimisht përpiqemi jo vetëm të plotësojmë pritshmëritë e miqve tanë, por ti tejkalojmë ato.