Basilico është një prej restoranteve të kryeqytetit që ofron kuzhinë tipike italiane. Tek Basilico do të gjeni këtu një shumëllojshmëri pjatash të para me makarona të freskëta të bëra vetë.

Për ata që duan të zgjedhin diçka ndryshe, Basilico ofron mish qingji apo gici të gatuar në furrë, i përgatitur sipas recetave të ndryshme.
Shefi italian i kuzhinës, Roberto, mund të pregatisi për ju brinjë qingji, këmbë bretkoce të pjekura në zgarë me scamorza (djath italian), si dhe ëmbëlsira të shijshme.

Kantina e Basilico-s ju jep mundësinë të shijoni verëra të ndryshme, të bardha apo të kuqe.

Restoranti Basilico ndodhet në rrugën e Komunës së Parisit dhe drejtohet nga Roberto dhe Eda, të cilët gjatë viteve të fundit në Itali, janë marr me menaxhimin e një ferme me kujdes dhe profesionalizëm, në mënyrë që t’u siguronin klientëve një shërbim me cilësi të lartë.

Atmosfera është komode dhe intime njëkohësisht, restoranti është i përbërë kryesisht nga dy ambiente që mund të presin rreth 45 persona.
Basilico i ka dyert e hapura si për italianët, shqiptarët po ashtu edhe për turistët që vijnë nga e gjithë bota për të shijuar bukuritë e Shqipërisë.