Vila 31 ndodhet diku në zemër të Tiranës, një restorant shumë imtim që do t’ju presë me ngrohtësinë e një shtëpie.

Në kuzhinën e Vila 31 mund të shijoni prodhimet e freskëta të zgarës dhe në cdo moment të vitit mund të ndjeni ndërrimin e stinëve nëpërmjet aromës së agrumeve dhe frutave të tjera që ndodhen në oborrin e vilës.

Vila 31

ju ofron një kuzhinë tradicionale shqiptare nën hijen e vreshtave dhe cicërimës së zogjve. Vila ndodhet në një lagje të qetë të kryeqytetit, oborri tepër simpatik i shoqëruar nga shërbimi i ngrohtë i djemve të vilës ju bëjnë të ndjeheni si në shtëpinë tuaj. Ndoshta vetëm specialitetet e kuzhinës së vilës mund t’ju bëjnë të dilni nga kjo ndjesi!

Mos ngurroni t’i shijoni!