Xhirimet mbi Shqipërinë datojnë që rreth viteve 1906 nga Vëllezërit Manaki dhe u pasuan me xhirime nga kompani kinematografike te huaja me aspekte nga jeta sociale dhe peisazhet e natyrës shqiptare për të vazhduar më vonë me xhirime në vitet ’30 ku paraqitet Shqipëria në kohën e mbretit Zog. Materialet kanë qarkulluar në Shqipëri nëpërmjet kinemave private dhe pronarëve të tyre deri në vitin 1947 ku u vendos ligji mbi shtetëzimin e kinemave.

Ai që sot quhet Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit (AQFSH), ka qenë thjesht një depo, trashëguar nga lufta dhe e vendosur pranë kullës së Sahatit në Tiranë. Funksionet e tij ishin ato të një Kinemateke. Më vonë, nevoja që Arkivi të shkëputej nga prodhimi filmik që dhe të luante rolin e vet bëri që Arkivi i Filmit sot të funksionojë si institucion i pavarur shtetëror. Në 110 vjet kinema shqiptarët kanë rreth 11.000.000 metra memorje të pasur filmike te depozituar ne AQSHF. Kjo pronë është e të gjithë shqiptarëve dhe nëpërmjet adresës sonë në internet www.aqshf.gov.al ju ofrohet të gjithëve, sepse kinemaja është një gjuhë jashtëzakonisht e hapur dhe e kuptueshme për të gjithë.

(Teksti: AQFSH)