Akademia Hollywood ofron Kurse Muzike, Kurse Aktrimi për çdo moshë. Gjithashtu ofron Studio Provash dhe instrumenta me qera.

Misioni
Akademia Hollywood ofron kurse të instrumentave muzikorë, të këngës si dhe të Aktrimit në Rrugën Qemal Stafa nr. 206

Pershkrimi
Akademia Hollywood është i vetmi institucion në Shqipëri që punon për edukimin muzikor me një frymë kontemporane. Stili i edukimit të Akademisë Hollywood ëshë një model i marrë nga Shkolla të ngjashme në Kaliforni.Akademia Hollywood ofron Kurse Muzike të ndryshme si:

Kurse Kitare
Kurse Piano
Kurse Bass
Kurse Baterie
Kurse Vokali
Kurse Violine
Kurse Cello
Kurse Kanto
Kurse Saxofoni
Kurse të instrumentave të tjerëKOR
MUZKurse AKTRIMIStudio Provash
Instrumenta me QeraTela Kitare Akustikë
Tela Kitare Elektrikë
Shkopa Baterie
Metronoma

Aplikoni tani në
http://tinyurl.com/aplikimi

Pagesat në Akademinë Hollywood
Kurse 1 herë në javë:

30 min: 3000 Lek/4 javë
45 min: 4400 Lek/4 javë
Grup 45 min: 3000 Lek/4 javë

Kurse 2 herë në javë:

30 min: 6000 Lek/4 javë
45 min: 8000 Lek/4 javë
Grup 45 min: 6000 Lek/4 javë

Nr Kontakti
04 224 7862

Çdo të djelë të parë të muajit organizojme dhe festën BBQ & MUSIC!Klikoni për të parë pagesat në Akademinë Hollywood:

Informacion i përgjithshëm

Akademia Hollywood kujdeset që studentët që ndjekin kurset artistike në këtë institucion të provojnë dhe skenën e të performojnë në skenë.Rockfesti është koncerti më i përfolur ndër muzikantë, pasi është një mega show rroku ku marrin pjesë studentë dhe Muzikantë të ftuar nga Akademia Hollywood. Për të marrë pjesë në ROCKFEST, studentët kalojnë disa faza eliminatore deri në përzgjedhjen përfundimtare të performuesve. Rockfesti organizohet 2 herë në vit.  Rockfestrat e kaluar janë organizuar në vende si: Amfiteatri tek Liqeni, Cirku i Tiranës, Club Mumja.Koncertet Akustike gjithashtu janë shumë të rëndësishëm. Në këto koncerte (3-4 herë në vit) marrin pjesë studentët e Akademisë, duke filluar nga më fillestarët dhe në ata të përparuarit.  Koncerti është tërësisht Akustik dhe luhen pjesë Klasike dhe pop.Të dielën e parë të çdo muaji Akademia Hollywod organizon eventin social “BBQ dhe Muzikë” – ku Studentë dhe miq të Akademisë Hollywood sjellin ushqime (për tu pjekur në zgarë) dhe Pije me vete për të kaluar disa ore super sociale në oborrin e Akademisë. Të gjitha studiot e Hollywood rrinë të hapura dhe gjithkush mund të luajë muzikë.

Përveç Këtyre Aktiviteteve të cilat janë të programuara çdo shtator, Akademia Hollywood organizon dhe evente të tjera.

Studentë të Akademisë Hollywood kanë dalë dhe performuar në shumë TV dhe Festivale Kombëtare Shqiptare.

Në Akademinë Hollywood – starton rruga drejt ARTIT!