Adrion Ltd është një agjensi shpërndarje shtypi dhe librash, e cila operon në Shqipëri që në vitin 1994. Adrion Ltd furnizon të gjithë hotelet kryesore, aeroportin ndërkombëtar dhe të gjitha pikat e shitjeve në qytetet kryesore si Tirana, Durrësi, Elbasani, Saranda, Shkodra, Vlora dhe Korca, si dhe pika të tjera në të gjithë Shqipërinë. Libraria ndërkomëtare tek Pallati i Kulturës në qendër të Tiranës dhe dy dyqanet e aeroportit janë pjesë e Adrionit dhe nga ai furnizohen me shtyp dhe libra, të huaj dhe shqip, si dhe suvenire.

Adrion është importuesi ekskluziv i titujve më të rëndësishëm të gazetave, revistave dhe librave të huaj. Në të gjithë dyqanet e Adrion dhe nëpërmjet internetit është e mundur të blihen gazeta dhe revista ndërkombëtare dhe shqiptare si dhe të abonohesh në to. Gjithashtu mund të porositen libra me cmime shumë të arsyeshme. Dyqanet e Adrion ofrojnë një mundësi perfekte për të kërkuar në një gamë të gjerë publikimesh. Eshtë mënyra më e përshtatshme për të gjetur titujt e fundit dhe të preferuar.