Marubi është akademia e parë e filmit dhe televizionit në Shqipëri, e akredituar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës është anëtare e CILECT (Centre International de Liaison des Ecoles de Cinéma et Télévision) dhe IHREC. Marubi shfaq filma nga kinematografia botërore, organizon javë filmi nga vende të ndryshme si dhe ritualin e saj tradicional të: “E Mërkura Franceze”, “E Enjtja Klasike”, “E Premtja Spanjolle” etj. Këto filma shfaqen në orën 19:00 dhe hyrja e tyre është falas. Në vjeshtë të 2011-s në AFMM, mbahet Edicioni i 6-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat të Njeriut, IHRFFA.

(Teksti dhe fotot: AFMM)