Jo çdokush nga ne ka mundësi të reklamojë biznesin e tij duke patur një website (faqe) personale.

Jo çdokush nga ne ka mundësinë e një hapësire ku të vendosi eventin e tij.

Jo të gjithë kemi Facebook, por shumica nga ne kanë Internet.

Duke patur në mëndje këto tre arsye, dhe shumë të tjera si “a ka një faqe e cila të tregon se ku pihet verë”, “ku mund të hamë një ëmbëlsirë tradicionale”, “ku mund të vizitoj një ekspozitë me piktura të hapur në fundjavë”, “cili film shfaqet në kinema sonte”, ne krijuam TiranaXXL.

TiranaXXL është një faqe e cila ju ofron mundësi që të gjeni vende të ndryshme, sipas interesit, si dhe të njiheni me eventet e ardhshme apo dhe të shkuara të cilat kanë ndodhur në kryeqytet, por jo vetëm këto. Qëllimi ynë është të krijojmë një platformë nga-ju-për-ju.  Ju do të jeni ata që do të krijoni eventet e ndryshme, si dhe do të reklamoni bizneset tuaja. Jeni ju ata të cilët do të kujdesen për këto të fundit, sigurisht me ndihmën dhe mbikqyrjen tonë.

Bëjeni TiranaXXL faqen tuaj të ditës, për t’u informuar rreth kryeqytetit tuaj, për ti pasuruar hapësirat kohore, shplodhur mëndjet e lodhura, liruar shpirtrat e ndrydhur!

Mos nguroni të na kontaktoni. Ne do t’ju pergjigjemi sa më parë!