Të dashur miq artistë të TiranaXXL! Duke dashur t’ju vijmë në ndihmë kemi menduar që të krijojmë një hapësire promovimi për të gjithë ju që jeni të interesuar.

Do të dëshironim nga ju që të na dërgonit një nga punimet tuaja më të mira duke përdorur formën e mëposhtme. Bashkë me punimin tuaj do të donim dhe një përshkrim të shkurtër rreth tij. Në këtë mënyrë, në fund të cdo muaji, punimet tuaja bashkë me përshkrimin përkatës, do të publikohen në revistën tonë dixhitale DRITUALE. Kjo revistë do të publikohet cdo fillim muaji. Më pas, është stafi i TiranaXXL, i cili do të merret me reklamimin e kësaj reviste në të gjitha mediat sociale që zotëron (Facebook, Google+, Instagram, LinkedIn, Twitter).

Theksojmë këtu se me fjalën punim, nënkuptojmë cdo lloj krijmtarie, e cila mund të ngarkohet në formën e mëposhtme dhe të na dërgohet në mënyrë elektronike (tekst apo imazh). Nqs dëshironi të na dërgoni një krijimin tuaj në format AUDIO (.mp3, .wav etj.), ju sugjerojmë ta ngarkoni këtë të fundit në një nga ofruesit si WeTransfer apo DropBox, dhe më pas na dërgoni linkun direkt tek adresa jonë e emailit më poshtë. Limiti i lejuar është 5MB për cdo skedar që kërkoni të ngarkoni.

[contact-form-7 404 "Not Found"]

Për cdo paqartësi ju lutem na kontaktoni në info@tiranaxxl.com.